Site icon Telegrafi

Brazili zbardh listën, nuk ftohet David Luiz

Brazili do të luajë gjatë këtij muajit dy ndeshje për kualifikimet e botërorit të vitit 2018.

Trajneri i kombëtares braziliane, Tite ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet kualifikuese ndaj Uruguait dhe Paraguait.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth kombëtares së Brazilit

Mesin e shumë futbollistë mungon edhe qendër-mbrojtësi më në formë i këtyre ditëve të Chelseat, David Luiz, transmeton Telegrafi.

Ai nuk e ka gjetur veten në listën përfundimtare të Tites, i cili i ka besuar Marquinhos së PSG-së, i cili ishte një ndër lojtarët më të dobët në sfidën e humbur kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë e keni listën e plotë:

Portier: Alisson (Roma), Weverton (Atletico PR), Ederson (Benfica).

Mbrojtës: Gil (Shandong Luneng), Marquinhos (PSG), Thiago Silva (PSG), Miranda (Inter), Gil (Shandong Luneng), Dani Alves (Juventus), Fagner (Corinthians), Filipe Luis (Atletico Madrid, Marcelo (Real Madrid).

Mesfushor: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Paulinho (Guangzhou Evergrande), Giuliano (Zenit), Renato Augusto (Beijing Guoan), Diego (Flamengo) Philippe Coutinho (Liverpool), Willian (Chelsea).

Sulmues: Neymar (Barcelona), Douglas Costa (Bayern Munich), Roberto Firmino (Liverpool), Diego Souza (Sport).

Exit mobile version