Kombëtarja e Brazilit ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Perusë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Selecao kanë vazhduar me rekordin e qind për qind të fitoreve, pasi nga tetë të zhvilluara deri më tani kanë marrë plot 24 pikë dhe renditen në vendin e parë.
Fitorja e Brazilit erdhi shkaku i meritës dhe formës së lartë të yllit kryesor të skuadrës, Neymar, i cili shënoi njërin gol dhe asistoi tek tjetri.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Brazilit, i cili përveç rasteve gjeti edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të dhe ishte Everton Ribeiro që shënoi për 1-0 pas asistimit të Neymar.
Pas asistimit Neymar u gjet edhe në listën e realizatorëve pasi në minutën e 40-të gjeti rrjetën dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi 2-0.
INTERVALO!
🇧🇷 2×0 🇵🇪 | #BRAxPER #Eliminatórias pic.twitter.com/3VItxFAiRE
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) September 10, 2021
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja skuadrat që krijuan rastet e veta për gol.
Megjithatë, për 45 minuta lojë asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej rrjetën dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë dhe fitoren 2-0 të Brazilit.
FIM DE JOGO! Mais uma vitória da #SeleçãoBrasileira nas Eliminatórias. Seguimos 100%!!
🇧🇷 2×0 🇵🇪 | #BRAxPER #Eliminatórias pic.twitter.com/7HPokBCBYG
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) September 10, 2021
Në ndeshjen e radhës, Brazili udhëton te Venezuela, ndërsa Peruja e pret Kilin. /Telegrafi/