Site icon Telegrafi

Brazili triumfon ndaj Rusisë

Brazili ka shënuar fitore në kuadër të ndeshjeve miqësore të kombëtareve.

Brazilianët triumfuan si mysafirë në stadiumin Luzhniki Arena kundër Rusisë me rezultat 3-0.

“Selecaos” gjatë gjithë ndeshjes dominuan ndaj kombëtares që do të organizojë botërorin këtë vit.

Gabriel Jesus dhe Willian kishin raste të pastra për amerikano-jugorët në 45 minutshin e parë, por që nuk u treguan të saktë para portës së vendasve.

Në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Tite realizuan tre gola duke shkatërruar të përzgjedhurit e trajnerit Stanislav Cherchesov.

Joao Miranda hapi serinë e golave për Brazilin në të 53 minutë, ndërsa pas nëntë minutave realizoi edhe Philippe Coutinho dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë.

Futbollisti i Barcelonës, Paulinho shënoi golin e tretë për mysafirët në 66 minutë pas një asistimi të Willianit.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 për brazilianët.

Theksojmë se Brazili do të zhvillojë ditën e martë edhe një miqësore kundër kombëtares së Gjermanisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Uu93-Y_DU28

Exit mobile version