Brazili ka publikuar listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës – dhe yjet e Ligës Premier si, Roberto Firmino dhe Gabriel Magalhaes nuk janë ftuar.
Kombëtaret në të gjithë po shpallin ngadalë, por me siguri listat e tyre për Katar 2022 – e cila fillon më 20 nëntor.
Tifozët e futbollit mbetën të habitur nga mos ftesa e mbrojtësit të Arsenalit, Gabriel dhe asit të Liverpoolit, Firmino.
Megjithatë, janë përzgjedhur bashkëlojtarët e Firminos si, Alisson dhe Fabinho.
Ish-asi i Hoffenheim ka qenë në formë të luhatshme këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në katër të tjerë në 19 paraqitje.
Mirëpo, bëmat e tij nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë përshtypje Tites, i cili ka shkuar lojtarët e tjerë.
Bashkëlojtarët e Gabriel Magahales në Arsenal, Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli, gjithashtu kanë arritur të futen në listë.
Trajneri i Selecaos, Tite, ka përzgjedhur edhe yjet e Manchester United, Casemiro, Fred dhe Antony.
Thiago Silva i Chelseat gjithashtu është përzgjedhur dhe do të jetë një nga lojtarët më të vjetër në turne në moshën 38-vjeçare.
Skuadra e Brazilit prej 26-të lojtarësh që janë ftuar për Kupën e Botës:
Portierët
Alisson
Ederson
Weverton
Mbrojtësit
Bremer
Eder Militao
Marquinhos
Thiago Silva
Aleks Sandro
Alex Telles
Danilo
Daniel Alves
Mesfushorët
Bruno Guimaraes
Casemiro
Everton Ribeiro
Fabinho
Fred
Lucas Paqueta
Sulmuesit
Antony
Gabriel Jesus
Gabriel Martinelli
Neymar
Pedro
Rafinha
Richarlison
Rodrygo
Vincius Jr. /Telegrafi/