Site icon Telegrafi

Brazili publikon listën për Kampionatin Botëror, David Luiz, Dani Alves dhe Alex Sandro mbeten jashtë

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 14: Neymar Jr of Brazil speaks to Philippe Coutinho of Brazil during the international friendly match between England and Brazil at Wembley Stadium on November 14, 2017 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Brazili e ka publikuar listën e lojtarëve për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi. 

Trajneri Tite ka zgjedhur 23 lojtarë që do ta përfaqësojnë kombëtaren që e ka fituar më së shumti herë këtë garë.

Në listë mungon David Luiz i Chelseat, ndërsa aty nuk është as mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro.

Sulmit do të prijë Neymar, me Firmino, Gabriel Jesus e Douglas Costa.

Në mesfushë janë emra si Casemiro, Coutinho dhe Paulionho.

Në portë Brazili këtë herë nuk do të vuajë pasi aty janë Alisson dhe Ederson.

Dani Alves mbetet jashtë shkaku i dëmtimit të pësuar javën që shkoi. /Telegrafi/  


Portierë: Alisson [Roma], Ederson [Manchester City], Cassio [Corinthians]

Mbrojtës: Fagner [Corinthians], Danilo [Man. City], Marcelo [Real Madrid], Filipe Luis [Atletico Madrid], Miranda [Inter], Thiago Silva [Psg], Marquinhos [Psg], Geromel [Gremio]

Mesfushorë: Casemiro [Real Madrid], Paulinho [Barcellona], Coutinho [Barcellona], Fernandinho [City], Ëillian [Chelsea], Renato Augusto [Beijing Guoan], Fred [Shakhtar Donetsk]

Sulmues: Douglas Costa [Juventus], Neymar [Psg], Gabriel Jesus [Man. City], Firmino [Liverpool], Taison [Shakhtar Donetsk].


 

Exit mobile version