Telegrafi

Brazili nuk arrin të triumfojë, barazon me Venezuelën

David Neres kundër Yangel Herrera (Foto by Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Brazili nuk ka arritur të sigurojë edhe fitoren e dytë në Copa America.

Brazilianët kanë barazuar duke luajtur pa gola 0-0 me kombëtaren e Venezuelës.

Megjithëse dominuan gjatë gjithë ndeshjes, “Carioca” nuk arriti asnjëherë të tund rrjetën e ekipin kundërshtar venezuelas.

Richarlison pati rast të mirë në pjesën e parë në të 17-tën minutë, por që nuk arriti të realizojë gol.

Fernandinho (Foto by Felipe Oliveira/Getty Images/Guliver)

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, futbollistët e Brazilit kërkuan penalti, por pas shikimit të rastit përmes VAR-it, gjyqtari nuk e tregoi gishtin drejt pikës së bardhë.

Gabriel Jesus (’60) dhe Philippe Coutinho (’87) kishin raste të mira në vazhdim të ndeshjes, por portieri i Venezuelës nuk lejoj që të tundet rrjeta e tij.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për gol dhe kështu takimi përfundoi pa gola, 0-0.

Pas kësaj, Brazili zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës A me katër pikë gjersa Venezuela ka dy pikë dhe renditet i treti. /Telegrafi/