Telegrafi

Brazili në finale të lojërave Olimpik (Video)

Brazili ka fituar ndaj Hundurasit me rezultat 6-0.

Përfaqësuesja e Brazilit ishte dukshme më e mirë në këtë takim dhe finalja ishte më se e merituar për ata.

Goli i parë erdhi vetëm pas 15 sekondash nga Neymar, gjë që ishte rekord në lojërat Olimpike.

Dy golat e fundit në pjesën e parë u shënuan nga Gabriel Jesus (26’ dhe 35’) dhe me rezultatin 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë shënuan Marquinhos (51’), Luan (79’) dhe Neymar (90’).

Në finale Brazili do të luajë me fituesin e takimit Nigeri – Gjermani. /Telegrafi/


/////// by mohtv