Brazili është kthyer te fitorja pas barazimit ndaj Panamasë, ku përballë e kishte Republikën Çeke, duke triumfuan 3-1.
Brazili në këtë ndeshje u shfaq me dy fytyra, pasi pjesën e parë e mbylli në disavantazh.
Në pjesën e parë Çekia që është në grup me Kosovën, e dominoi Brazilin duke i shënuar edhe gol me një goditje nga distanca në minutën e 37-të.
Autor i golit të bukur ishte David Pavelka.
Megjithatë në fraksionin e dytë Brazili ishte superior duke realizuar tre herë.
Firminon dhe Gabriel Jesus dy herë shënuan golat për t’i dhënë fitoren skuadrës së Tites.
Çekia në dy ndeshjet e fundit ka marr tetë gola nga kombëtare si Anglia dhe Brazili. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SFLoElN1I0g