Pesë herë kampioni i botës, Brazili, ka dalë më i mirë se Gjermania në klasiken e gjigantëve botërorë duke fituar me rezultat 1-0.
Një ndeshje e bukur dhe me shumë raste, e cila nxori një fund të lumtur për lojtarët e Selecaos.
Gabriel Jesus doli të jetë heroi i ndeshjes me golin e shënuar në minutën e 37-të, pasi rrezikoi disa herë.
Me epërsi prej një goli në favor të brazilianëve, përfundoi edhe pjesa e parë e kësaj sfide.
Me të filluar pjesa e dytë, Brazili rrezikoi përsëri me anë të Willian dhe Paulinho.
Pas tij rrezikoi edhe Gabriel Jesus, mirëpo kësaj radhe nuk u tregua efektiv.
Të dy trajnerët, si Tite, po ashtu edhe Joachim Low, i provuan disa lojtarë dhe disa taktika në këtë takim miqësor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QNO55rPgGYo