Site icon Telegrafi

Brazili merr një lajm të rëndë, mbetet pa njërin prej lojtarëve kryesor për Copa America

Portieri i Manchester Cityt, Ederson do të mbetet jashtë për Copa America, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Brazilit (CBF).

Ederson pësoi një frakturë në gropën e syrit kur u përplas me mbrojtësin Christian Romero gjatë përballjes së Cityt me Tottenhamin.

Ky lëndim bëri që Ederson ta humbasë ndeshjen e fundit në Ligën Premier, aty ku ekipi i tij siguroi titullin e kampionit, ndërsa ai do të jetë jashtë fushave edhe për finalen e FA Cup.

30-vjeçari tani është konfirmuar se do t’i mungojë Brazilit në Copa America që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, garë kjo që do të fillojë më 20 qershor.

Përzgjedhësi i Brazilit, Dorival Junior, e ka zëvendësuar tani Edersonin në listën e lojtarëve të ftuar me portierin e Sao Paulos, Rafael, i cili nuk ka asnjë paraqitje me Brazilin.

Portieri i Liverpoolit, Alisson, me shumë mundësi do të jetë zgjedhja e parë për portën tek Brazili gjatë zhvillimit të Copa America.

‘Selecao’ do të synojë të fitojë titullin e Copa Americas për herë të dhjetë në historinë e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version