Telegrafi

Brazili kërcënon me largim katër lojtarë të Argjentinës – ndërpritet ndeshja

Autroitet e Brazilit i kanë bërë me dije Argjentinës se janë duke rrezikuar që katër lojtarë të tyre të përjashtohen nga shteti para ndeshjes kualifikuese për në Kupën e Botës.

Mirëpo, ky paralajmërim ishte bërë me vonesë dhe lojtarët kishin shkuar në stadium, derisa ndeshja u suspendua.

Autroritet braziliane kanë bërë të ditur se katër lojtarë argjentinas kanë refuzuar të ndjekin rregulloren për masat anti-COVID, duke i shkelur ato. Rregullat në Brazil i detyrojnë të karantinohen për 14 ditë të gjithë ata që futen në vend nga Mbretëria e Bashkuar.

Katër lojtarët e Argjentinës që u futën në Brazil nga Anglia pa u karantinuar, duke thyer kështu rregullat shtetërore antiCOVID

Sipas informatave të para, ata lojtarë vijnë nga Liga Premier, që luajnë te Argjentinas dhe janë, Emiliano Buendia dhe Emiliano Martinez të Aston Villës, me Giovani Lo Celso e Cristian Romero të Tottenhamit.

Që të katër lojtarët janë emëruar në formacionin bazë të Argjentinës, me takimin që do fillonte në ora 21:00.

Takimi do të shtyhet për ndonjë ditë tjetër, derisa të merret vendimi se çfarë do të ndodhë me katër lojtarët. /Telegrafi/