Site icon Telegrafi

Brazili fiton ndaj Uruguait në ndeshjen e ngushtë falë penaltisë së Neymarit

Brazili ka shënuar fitore minimale në një ndeshje të luftuar ndaj Uruguait.

Sfida miqësore u zhvillua në Emirates të Londrës.

Uruguai pati paraqitje mbreslënëse në këtë takim, duke u treguar skuadër solide para një prej skuadrave më të talentuara.

Një incident në zonë nga Diego Laxalt në Danilon bëri që gjyqtari të akordonte penaltinë që u shndërrua në gol nga Neymari.

https://twitter.com/yousef_teclab/status/1063552625822572545

Para penaltisë Uruguai kishte rastet më të mira me anë të Cavanit e Suarezit.

Brazili vazhdon me ndeshjet e radhës ku zhvillon një miqësore me Kamerunin në Milton Keyne të martën, teksa Uruguai udhëton në Paris për t’u përplasur me kampionen e botës, Francën.

/Telegrafi/

Exit mobile version