Përfaqësuesja e Brazilit ka fituar ndaj asaj të Argjentinës me rezultat 3-0 në takimin kualifikues për Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018 .
Brazilianët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për vendasit.
Goli i parë në takim dhe po ashtu me i bukuri erdhi nga Philippe Coutinho në minutën e 24.
Pasi asistimit te goli i parë, Neymar shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë dhe dërgoi Brazilin në pushim me rezultat 2-0.
Pjesa e dyte u dominua nga brazilianët të cilët kishin disa raste të mira për shënim. Por, goli i qetësisë erdhi nga mesfushori Paulinho në minutën e 59-të.
Pas kësaj fitore Brazili renditet ne vendin e parë me 24 pikë pas njëmbëdhjetë takimesh, kurse Argjentina e cila rrezikon kualifikim, vazhdon në pozitën e gjashte me 16 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DPqtj0g1814