Për herë të parë që nga viti 1987, Brazili ka dështuar ta kalojë fazën grupore të Copa America.
Selecao pësoi humbje prej 1-0 nga Peru në kuadër të Grupit B, ndërsa eliminimi ishte kundërthënës.
Kjo për faktin se goli i Raul Ruidiaz në minutën e 75-të u shënua me dorë.
Përkundër reagimit të lojtarëve brazilianë, arbitri Andres Cunha vendosi se goli ishte i rregullt.
Në këtë mënyrë, gjysmëfinalisti nga edicioni i kaluar, Peru, siguroi çerekfinalen pas triumfit në Gillette Stadium në Foxborough të Massachusetts. /Telegrafi/