Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane është ndër emrat që po konsiderohet për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Brazilit pas largimit të Tites.
Trajneri i dëshpëroi të gjithë brazilianët me ecurinë në Kampionatin Botëror, duke u larguar me pas nga Selecaot.
Ndërkohë, mes zërave të ndarë midis Zidane dhe punës në Francë, Didier Deschamps potencialisht mund të vazhdojë me Les Bleus pasi i çoi ata në finalen e turneut.
Është e paqartë nëse ish-trajneri i Real Madridit më mirë do të qëndronte për pozitën në Francë që thuhet se e ka dëshiruar gjithmonë apo do të jetë i gatshëm të përballet me sfidën e Brazilit.
Zidane tashmë është një strateg i dëshmuar, sidomos kur fitoi Ligën e Kampionëve tri herë radhazi me Los Blancos.
Andaj, kjo është arsyeja se përse Selecaot i duan shërbimet e tij dhe do të synojnë ta bindin me çdo kusht. /Telegrafi/