Brazili dhe Uruguai kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në Arena Pernambuco të Recifes.
Rreth 45 mijë tifozë ishin në stadium për të përcjellë super duelin e kombëtareve latine, ku protagonistë sigurisht se ishin Luis Suarez dhe Neymar, superyjet e Barcelonës.
Brazili e filloi takimin në mënyrë bombastike, kur Douglas Costa shënoi në minutën e parë për 1-0 me ndihmë të Willian.
Në minutën e 26-të ishte Augusto ai që realizoi për 2-0 dhe epërsinë e madhe të brazilit.
Por, vetëm pak minuta më vonë u shfaq në skenë Cavani (31′), i cili ia shkru epërsinë për 2-1 me asist të Suarezit.
Me të fitulluar pjesa e dytë ishte Luis Suarez ai që barazoi në 2-2, rezultat që mbe4ti deri në fund (48′).
Me këtë barazim lider në Grupin e skuadrave të Amerikës Latine për kualifikim në Botëror mbetet Ekuadori me 13 pikë, përcjellë nga Uruguai me 10 pikë, e Brazili me 8 pikë, po aq sa ka Argjentina. /Telegrafi/