Kombëtarja e Brazilit ka një traditë të madhe nëpër Kampionate Botërore.
Por, tradita dhe historia e kombëtares më të trofeshme në futboll nuk i interezoi Zvicrës.
Me barazimin ndaj Zvicrës, Brazili dështon të fitojë për herë të parë pas 30 vitesh një ndeshje hapëse të një Botërori.
Ndodh kjo për herë të parë që prej vitit 1978, kur Brazili në ndeshjen hapëse të Votërorit të atij viti barazoi 1-1 ndaj Suedisë.
Ajo ndeshje u zhvillua në Mar del Plata të Argjentinës.
Brazili kishte epërsinë ndaj Zvicrës pas një supergoli të Philippe Coutinhos.
Por, në fillim të pjesës së dytë një gol nga Zuber barazoi gjithçka dhe falë performancës së luanëve shqiptarë, kombëtarja e Zvicrës ja doli që të nxjerrë një pikë.
/Telegrafi/