Dy kombëtaret nga Amerika Jugore do të luajnë një ndeshje miqësore për të mbledhur mjete për klubin Chapecoense.
Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën pothuajse i gjithë ekipi i Chapecoenses, ende nuk dihet se çfarë e ardhme e pret klubin brazilian.
Për të ndihmuar paksa financat e Chapecoenses ka menduar Federata e Futbollit të Brazilit, e cila ka propozuar që të luajë një miqësore me Kolumbinë dhe të gjitha paratë që mblidhen nga ai takim t’i jepen klubit.
Sekretari i federatës braziliane, Walter Feldman ka konfirmuar që janë në bisedime me kolumbianët për të gjetur një datë që të luajnë këtë ndeshje.
“Tashmë kemi kontaktuar me FIFA-n dhe CONMEBOL dhe planifikojmë që kjo ndeshje të luhet më 22 janar në Maracana”, ka thënë Feldman për SportTV.
“Kemi vendosur që të zgjedhim Kolumbinë në këtë miqësore, pasi që ky vend na ka qëndruar përkrah në këto momente të vështira që po kalojmë”.