Site icon Telegrafi

Brajan Gruda gjen golin e parë me fanellën e Mainz në Bundeslinga

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda ka shënuar supergol në Bundesligë në ndeshjen mes Borussia Moenchegladbach dhe Mainz.

Sulmuesi i Minaz, ka shënuar golin e barazimit për 1-1 në ndeshjen e javës së shtatë.

Gruda realizoi nga distanca në minutën e 24-të, vetëm dy minuta më vonë pasi kishin shënuar vendasit kaloi në epërsi.

Për Grudën, kjo është paraqitja e gjashtë këtë edicion te Mainzi, ndërsa ai përfaqëson Gjermaninë U21.

Gruda ishte para disa javësh në Prishtinë ku luajti ndaj Kosovës U21. /Telegrafi/

Exit mobile version