Site icon Telegrafi

Brahimi e Tonali këtë javë testet mjekësore te Milani

Milani i ka mbyllur me dokumente transferimet e Sandro Tonalit dhe Brahim Diazit, ku të dy vijnë si huazim nga Brescia dhe Real Madridi, ndërsa testet mjekësore të lojtarëve do të kryhen këtë javë. 

Sky Sport Italia raporton që të dy marrëveshjet kanë përfunduar dhe klubi kuqezi është në pritje të testeve mjekësore që të nënshkruajë kontratat me lojtarët.

Tonali vjen si huazim nga Brescia për 10 milionë euro me mundësi për të blerë në fund të sezonit për 15 milionë euro tjera, ndërsa me bonuse çmimi mund të shkojë deri në 25 milionë euro.

Sandro Tonali në aksion (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Shifra totale nëse arrihen të gjitha bonuset shkon në 35 milionë euro, shifër që Interi kishte rënë dakord para se të tërhiqej nga marrëveshja.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino thuhet se e ka nënshkruar kontratën dhe testet mjekësore do të kryhen gjatë javës.

Sa i përket Brahim, ai fillimisht do të vije si huazim nga Real Madrid, pasi spanjollët mund ta shesin, por vetëm me opsion riblerje.

Brahim Diaz (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Të dy klubet kanë marrëdhënie të mira dhe kanë një marrëveshje që mund të diskutohet sërish në mes te sezonit.

Lojtari pritet të jetë në Milano nesër për testet mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version