Telegrafi

Braga 0-2 Roma, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Spinazzola dhe Veretout

Roma ka marrë një fitore shumë të madhe në udhëtim te Sporting Braga në Portugali.

Giallorosët nuk kanë shpenzuar shumë energji, pasi mund të thuhet se me gjysmë force kanë triumfuar në udhëtim.

Dy sulmuesit, Edin Dzeko dhe Borja Mayoral janë përkujdesur për këtë fitore të Romës me golat e shënuar.

Dzeko shënoi në minutën e pestë të ndeshjes pas asistimit nga Leonardo Spinazzola, derisa Mayoral tre minuta para fundit pas asistimit nga Jordan Veretout.

Pikërisht dy asistuesit në këtë takim, Spinazzola dhe Veretout ishin më të mirët në fushë.

Ndërkohë nota më e dobët shkoi për mbrojtësin e vendasve, Ricardo Esgaio. /Telegrafi/