Site icon Telegrafi

Bournemouthi ngritet në Ligën Premier

(Foto: Twitter/AFC Bournemouth)

AFC Bournemouth do të bëjë gara në Ligën Premier në sezonin e ardhshëm pas fitores së arritur ndaj Nottingham Forestit të martën mbrëma.

Skuadra e Scott Parker hyri në takimin në Vitality Stadium me tri pikë më shumë se Forest që ndodhej në vend të tretë për ta zhvilluar njërën prej ndeshjeve më të zjarrta në Championship.

Me golin e realizuar nga zëvendësuesi Kieffer Moore në minutën e 83-të, Bournemouth arkëtoi edhe tri pikë të tjera për ta rritur diferencën matematikisht të paarritshme në gjashtë pikë.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Bournemouth siguroi kualifikimin e drejtpërdrejt në Ligën Premier nga vendi i dytë, së bashku me Fulhamin që është kualifikuar nga pozita e parë.

Lojtarët nuk e fshehën gëzimin, ndërsa tifozë të shumtë hynë në stadium për të festuar. /Telegrafi/

Exit mobile version