Manchester United ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-të të Ligës Premier.
Djajtë e Kuq kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Bournemouthit me rezultat 2-0.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave, ku më i miri në fushë ishte në radhët e mysafirëve.
Chris Smalling hapin serinë e golave të Unitedit dhe në fund u vlerësua me notën më të lartë 8.2.
Më i dobëti në fushë ishte sulmuesi i ekipit vendas Wilson që u vlerësua me notën 6.
Pas kësaj, United mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 74 pikë, ndërsa Bournemouth mbetet në vendin e 11 me 38 pikë. /Telegrafi/
Bournemouth
Manchester United