Baghdad Bounedjah ka shënuar shtatë gola për 47 minuta në ndeshjen e fundjavës në kampionatin e Qatarit.
Fundjava e futbollit në Qatar ka dhuruar një ndeshje të madhe dhe një rekord të ri.
Skuadra e Al-Saddit ka fituar me rezultat 10-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Al Arabit.
Në këtë fitore shkëlqeu sulmuesi algjerian, Baghdad Bounedjah, i cili shënoi plot shtatë gola për 47 minuta lojë.
Goli i parë i sulmuesit 27-vjeçar erdhi në minutën e 43-të të ndeshjes, ndërsa gjatë golat tjerë gjatë pjesës së dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=h1i4KZpFttE
Bounedjah pastaj shënoi edhe në minutat (47′, 50′, 62′, 64′, 72′ dhe 89′).
Ndryshe, në skuadrën e Al-Sadd luan legjenda spanjolle, Xavi, dhe bashkëkombësi i tij, Gabi. /Telegrafi/