Site icon Telegrafi

Bottas i pari në Interlagos, Hamilton i dyti

SAO PAULO, BRAZIL - NOVEMBER 11: Valtteri Bottas driving the (77) Mercedes AMG Petronas F1 Team Mercedes F1 WO8 on track during final practice for the Formula One Grand Prix of Brazil at Autodromo Jose Carlos Pace on November 11, 2017 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Ndërsa Ferrari i dha shenjat e para të përmirësimit në Brazil, Mercerdes vijon të jetë një hap para dhe arriti të vendosë kohët më të mira edhe në sesionin e fundit të provave të lira.

Këtë herë ishte Valtteri Bottas që bëri më shpejt xhiron, duke e ndalur kronometrin në kohën 1.09.281.

Vetëm tre të mijtat më ngadalë ishte shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, që pjesën më të madhe të këtij sesioni e zhvilloi me gomat më të forta, që pilotët do të përdorin në këtë gare.

Sa i përket Ferrarit, kishte bërë shumë përmirësime nga dy sesionet e mëparshme dhe Kimi Raikkonen e udhëhoqi për pjesën më të madhe sesionin e tretë, por koha e tij nuk shkoi më mirë se 1.09.326.

Por, 45 të mijtat më ngadalë ishte Sebastian Vettel, që konfirmoi se Interlagos nuk është një pistë shumë e favorshme për Ferrarin.

Probleme në prova shfaqi edhe Verstappen, që në xhiron e fundit bëri një dalje të rrezikshme nga pista. /TCh/

Exit mobile version