Valtteri Bottas fitoi Çmimin e Madh të Rusisë në Formulën 1.
Ai ka lënë prapa dy makinat Ferrari të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.
Nisja shumë e mirë e pilotit finlandez të Mercedesit bëri që të merrte kryesimin e garës dhe ta mbyllte atë në vendin e parë, edhe pse Vettel i bëri presion deri në kthesën e fundit të xhiros së fundit të garës.
Vetëm në vend të katërt Lewis Hamilton, i cili nuk ishte aspak në formë gjatë kësaj gare dhe për asnjë moment nuk luftoi për fitoren.