Site icon Telegrafi

Bottas fiton garën në Baku, lë pas vete Hamiltonin dhe Vettelin

Valtteri Bottas Foto: Mercedes-AMG F1/Twitter

Piloti i Mercedesit, Valtteri Bottas ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Azerbajxhanit të mbajtur në pistën e Bakut.

Gara e mbajtur në pistën në Baku ka qenë interesante për plot 51 gjiro.

Megjithatë, piloti i cili e nisi nga ‘pole-position’, Bottas ka arritur edhe të përfundojë garën nga aty ku e nisi.

Bottas u tregua pilot i zoti, i zgjuar dhe i shpejt gjatë gjithë garës duke përfunduar i pari.

Piloti i Mercesedit arriti të mposht në garë direkte shokun e tij të ekipit, Lewis Hamilton, i cili mbeti i dyti dhe Sebastian Vettelin e Ferrarit në vendin e tretë.

Garë të mirë bëri edhe piloti i Red Bullit, Max Verstappen që përfundoi i katërti dhe piloti i ri i Ferrarit, Charles Leclerc që mbeti i pesti.

Gara e radhës do të jetë ajo për Çmimin e Madh të Spanjës që do të mbahet mes datës 10-12 maj në Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version