Në përgjithësi janë tetë ndryshime që nga Botërori i fundit, por para se të shikojnë të tetë ndryshimet, le të shohim se cila janë të gjitha përfaqësueset që u kualifikuan për garën Brazili 2014.
- Azi: Australia, Irani, Japoni, Koreja Jugore
- Afrikë: Algjeria, Kameruni, Gana, Bregu i Fildishtë, Nigeria
- Amerikë Veriore, e Mesme dhe Karaibe: Kosta Rika, Hondurasi, Meksika dhe SHBA
- Amerikë Jugore: Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Uruguai
- Evropë: Anglia, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Franca, Gjermania, Greqia, Holanda, Italia, Kroacia, Portugalia, Rusia, Spanja, Zvicra.
Nëse nuk i keni vërejtur dallimet sipër, do t’i gjeni ato në tekstin në vazhdim, në bazë të secilit kontinent nga ku vijnë.
Vendet aziatike
Irani – Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2006
Koreja Veriore është jashtë dhe Irani do të mbulojë mungesën e saj në mesin e katër ekipeve të kualifikuara nga vendet aziatike (tre të tjerat mbeten të njëjta me atë të Botërorit të kaluar). I drejtuar nga ish-trajneri i Real Madridit dhe Portugalisë, Carlos Queiroz, Irani përfundoi në krye të grupit kualifikues para Koresë së Jugut.
Vendet e Afrikës
Të pesë vendet të cilat vijnë nga Afrika, ishin po ashtu të pranishme në vitin 2010. E vetmja skuadër që nuk shkon në Brazil do të jetë Afrika e jugut, e cila në vitin 2010 u kualifikua si nikoqir i garës. Andaj nuk do të ketë shumë zhgënjime në këtë drejtim, pavarësisht se ishte kjo skuadër që së fundi mposhti kampionin në fuqi të Evropës dhe Botës, Spanjën.
Vendet nga Amerika Veriore, e Mesme, Karaibet dhe Oqeania
Zelanda e Re do të mungojë për të dytën herë radhazi në Botëror pasi humbi në play-off nga Meksika. Kjo do të thotë se COCACAF do të ketë katër përfaqësues dhe Oqeania asnjë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Skuadër e re nga CONCACAF (Amerika Veriore, e Mesme dhe Karaibet) është Kosta Rika.
Kosta Rika – Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2006
Kosta rika përfundoi e dyta në kualifikimet e CONCACAF prapa SHBA-ve dhe përpara Hondurasit, duke detyruar Meksikën të luajë në play-off ndaj Zelandës së Re. Por të gjitha pesë fitoret e tyre erdhën në shtëpi. Megjithatë, lajmi i mirë është se sigurisht nuk do të bie borë gjatë Botërorit, një atmosferë e përshtatshme për lojtarët e këtij vendi.
Vendet nga Amerika Jugore
Me Brazilin që merr pjesë në garë si nikoqir, vendet amerikano-jugore do të kenë një përfaqësues më shumë se herën e kaluar. Dhe me Paraguain që ishte pjesëmarrës në Botërorin 2010 por që dështoi të kualifikohet kësaj here, janë dy vende të reja që po marrin pjesë në garën e ardhshme më të famshme të botës.
Kolumbia – Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 1998
Aktualisht e renditur e katërta në botë, Kolumbia pritet ta përmirësojë edhe më shumë mazhin e viteve 90-ta, kur udhëhiqej nga mesfushori Carlos Valderrama.
Ekuadori – Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2006
Vdekja e sulmuesit 27-vjeçar Chucho Benitez në qershor solli zemërim në ekipin e Ekuadorit që po fitonte aso kohe. Por ata ia dedikuan paraqitjet lojtarit të ndjerë dhe arritën të kualifikohen në Botëror për të tretën herë që nga vitit 2002.
Vendet Evropiane
Nga 13 vendet nga Evropa që do të marrin pjesë në Kupën Botërore 2014, katër prej tyre do të jenë ndryshe nga ato të Botërorit 2010. Ato që mungojnë janë Danimarka, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia, ndërsa ato që zënë vendin e tyre janë rreshtuar më poshtë.
Belgjika – Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2002
Si Kolumbia, edhe Belgjika është ngritur dukshëm në renditjen e FIFAs dhe skuadra e saj e re shihet si një pretendente për të arritur thellë në garë.
Bosnja dhe Hercegovina – Kurrë nuk ka marrë pjesë në Botëror
Nga viti 1930 deri në vitin 1990, Bosnja ka qenë pjesë e Jugosllavisë me të cilën përfaqësuese edhe ka garuar në nivel ndërkombëtar. Por, pas pavarësimit ata kurrë nuk kanë luajtur në një Botëror.
Edhe pse ishin në një grup jo të vështirë kualifikues, Bosnja dhe Hercegovina përfunduan në krye të grupit me vetëm një humbje, duke e lënë Greqinë në pozitën e dytë.
Kroacia – Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2006
Kroatët përfunduan të dytën në grupin kualifikues, menjëherë prapa Belgjikës, por arritën ta mposhtin Islandën për të siguruar vend në Kupën Botërore të verës së ardhshme.
Rusia – Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 200
Djelmoshat e Fabio Capellos kryesuan në grupin kualifikues para Portugalisë duke siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në garë. Dhe, si shtesë e kësaj, ata kualifikohen vetvetiu edhe për Botërorin 2018, si një vend nikoqir asaj gare. /Telegrafi/