Site icon Telegrafi

Bota e futbollit e kujtojnë me mall Cheick Tiote që ndërroi jetën në moshën 30 vjeçare (Foto)

Dikur njëri prej yjeve të Ligës Premier, mesfushori afrikan Cheick Tiote, u nda nga jeta në moshën 30 vjeçare.

Ky lajm i papritur ka shokuar botën e futbollit e sidomos ata që luanin me Tioten në Ligën Premier te Newcaslte.

Tiote kolapsi në stërvitje me skuadrën e tij kineze Beijing Enterprises, dhe në spital ndërroi jetë.

Lojtari i parë që shkroi ishte ish bashkëlojtari te Newcastle, Demba Ba.

“Allah ta jap xhenetin (parajsën), vëlla Tiote”.

Edhe trajneri aktual i Newcastle, Rafa Benitez, u ndje i mërzitur me ta kuptuar lajmin.

“Është trishtim i madh që unë këtë pasdite kam mësuar për vdekjen e Cheick”.

Lexo po ashtu Ish-lojtari i Newcastle pëson sulm në zemër, vdes në spital

“Në gjithë kohën që e njoh, ai ishte një profesionist i vërtetë, i përkushtuar dhe mbi të gjitha, një njeri i madh. Zemrat tona shkojnë me familjen dhe miqtë e tij në një kohë kaq të trishtuar”, ka thënë Benitez.

“Lajm i dhimbshëm. Gjithmonë do ta kutjojë kohën kur luanin bashkë te Newcastle”, ka shkruar Jonas Gutierrez.

Ish-klubi i tij Newcastle ka shkruar: “Ish lojtari ynë, Cheick Tiote, ka ndërruar jetë sot në Kinë” .

Papiss Cisse, që po ashtu ka luajtur me Tioten në vitin 2010-11 ka shkuar: “Natën e mirë vëlla. Do të më mungosh. Zemra ime është më familjen  tij. Shkove shumë shpejtë”

Edhe kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, ka ngushëlluar. Ata kishin luajtur së bashku në Anderlecht. “Jam i pafjalë dhe i mërzitur shumë. Cheick Tiote ishte një njeri i mirë dhe bashkë lojtari më i fortë që kisha. Pusho i qetë vëlla” .

Shumë klube dhe lojtarë të tjerë anë e mbanë botë janë solidarizuar me familjen e Tiotes. /Telegrafi/

Exit mobile version