Site icon Telegrafi

Bota bëhet me hotelin më të lartë deri tani (Foto)

Edhe pse fjala është për qytetin i cili është i njohur për godina të mëdha dhe moderne, Dubai sivjet bëhet me hotelin më të lartë në botë.

Hotel Gevora pritet të hapet në tremujorin e dytë të këtij viti.

I lartë është 365 metra, ndërsa aktualisht hoteli më i lartë në botë, 355 metra, është Hoteli Marriott Marquis, i cili gjithashtu gjendet në Dubai.

Hoteli i ri do të ketë 528 dhoma me gjithsej 75 kate, transmeton Telegrafi.

Interesim të veçantë kanë tërhequr detajet e arta, mirëpo edhe shikimin magjepsës të qytetit nga kulmi.

Hoteli ka katër restorante, duke përfshirë edhe kafenenë, barin në pishinë dhe restorantin mediteran.

Mysafirëve në dispozicion do t’u jenë pishina, xhakuzi, qendra spa dhe klubi për relaksim.

/Telegrafi/

Exit mobile version