Telegrafi

Bosque i lumtur me fitoren, kërkon trofeun e Euros

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Vincente Del Bosque është shprehur shumë i gëzuar pas fitores së madhe që e arriti kundër Turqisë.

Fitorja me rezultat të thellë 3:0, kë gëzuar trajnerin spanjoll, por sipas tij ky është vetëm fillimi dhe nuk fitohet kampionati me dy ndeshje.

Bosque iu tha lojtarëve të tij të qëndrojnë me këmbë në tokë sepse nuk kanë fituar ende asgjë.

“Ishte një lojë perfekte, por ne nuk kemi fituar ende asgjë. Ky është vetëm fillimi, por shpresoj që të shkojmë deri në finale me këto rezultate,” përfundoi trajneri spanjoll.

Spanja nga dy ndeshjet e para ka dy fitore, teksa ndeshjen e tretë do ta luaj përball Kroacisë, që barazuan në fund 2:2 me Çekinë. /Telegrafi/