Site icon Telegrafi

Bosnja mund ta padisë Pfizerin

Bosnja dhe Hercegovina ka marrë kushte të reja për shpërndarjen e vaksinave përmes mekanizmit COVACS dhe këtij vendi i kërkohet të negociojë direkt me Pfizerin.

Sidoqoftë, Sarajeva përgjigjet se në mungesë të dërgesave të njoftuara, Bosnja gjithashtu mund të kërkojë drejtësi në gjykatë.

Bosnje dhe Hercegovina nënshkroi një kontratë me COVAX-in në shtator të 2020 për blerjen e 153,600 dozave të AstraZeneca dhe 23 mijë dozave të Pfizer, ku pagoi më shumë se 10.5 milionë dollarë për atë qëllim, njoftoi evropalelire.

Ndihmës Ministri i Punëve Civile të BiH në sektorin shëndetësor, Dushan Kojiq, thotë se “kushte të reja vijnë vazhdimisht përpara Bosnjës”, dmth se një takim mbi kërkesat e ndërmarrjes Pfizer do të mbahet të premten.

Komisioni Evropian ka krijuar një mekanizëm për ndarjen e vaksinave, i cili përfshin Ballkanin Perëndimor dhe 70 milionë euro janë caktuar për këtë mbështetje.

Përmes këtij mekanizmi të Bashkimit Evropian, Bosnja ka porositur një shtesë prej 892 mijë doza të Pfizer dhe vaksinës Moderna, megjithatë, akoma asnjë vaksinë nuk ka arritur. /Telegrafi/

Exit mobile version