Në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH), 73 persona vdiqën në 24 orët e kaluara, ndërsa u regjistruan 726 raste të reja.
Në 24 orët e kaluara, 1,250 mostra u dërguan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së BH, nga të cilat 430 ishin pozitivë për SARS-CoV-2.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BH, përveç në Podrinje dhe Kantonin 10, raporton klix.ba.
Deri më sot, 25,699 pacientë janë shëruar në Federatën e BH dhe në 24 orët e fundit, 756 pacientë janë shëruar. Aktualisht, 19,206 raste janë pozitive të SARS-CoV.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën e BH-së është 1187. /Telegrafi/