Autoritetet shëndetësore të Bosnje dhe Hercegovinës kanë publikuar detaje të reja rreth gjendjes me pandeminë.
Bosnja ka regjistruar 53 vdekje si pasojë e coronavirusit në 24 orët e fundit, raporton portali klix.ba.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 1,606 persona janë infektuar me COVID-19 nga 5,422 mostra të testuara.
Vetëm në Kantonin e Sarajevës, sipas të dhënave të këtij mëngjesi nga Instituti i Shëndetit Publik, një total prej 688 pacientësh u shtruan në spital dhe 21 persona janë në aparate për frymëmarrje.
Ndryshe, 145 mijë persona deri më tani janë infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë 5584 njerëz. /Telegrafi/