Site icon Telegrafi

Bosnja raporton 73 të vdekur shkaku i COVID-19

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 73 njerëz kanë vdekur shkaku i coronavirusit.

Në Federatën e BH-së, 57 njerëz vdiqën gjersa në Republikën Serbe 16 pacientë.

Në 24 orët e fundit, 818 të infektuar rishtas nga një total prej 3,169 personash të testuar u konfirmuan në Bosnje.

Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BH-së, raporton klix.ba.

Ndryshe, Bosnja deri më tani ka regjistruar 151 mijë persona ndërsa 5773 kanë vdekur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version