Site icon Telegrafi

Bosnja raporton 64 të vdekur dhe 1,180 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH), 1,180 persona dolën pozitivë për coronavirus.

Gjithashtu 64 persona kanë ndërruar jetë, nga të cilët 36 në Federatën e BH-së, 27 në Republikën Serbe dhe një në Rrethin Brcko.

Në Federatën e BH-së, u testuan 2,537 mostra, nga të cilat 713 ishin pozitive. Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BH-së, raporton klix.ba.

Në Republikën Serbe, në 24 orët e fundit, virusi u konfirmua te 384 persona të tjerë, nga 997 mostra laboratorike të testuara.

Shumica e rasteve të reja janë përsëri nga Banja Luka, 98 prej tyre, dhe raste të reja janë regjistruar në 39 qytete dhe komuna të tjera në Republikën Serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version