Telegrafi

Boshnjaku thotë se ky është trofeu më i veçantë i fituar me Prishtinën

Prishtina ka triumfuar në finalen e Superkupës ndaj Dritës të zhvilluar në Antalya.

Kryeqytetasit bën një ndeshje fantastike ku në fund triumfuan me dy gola epërsi 3-1.

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ngriti lartë trofeun e Superkupës foli për ndeshjen e fituar.

Ai ka thënë se trofeu i parë si kapiten e klubin është i veçantë për të.

“Kam fituar edhe më parë trofe me Prishtinën, mirëpo ky si kapiten është më i veçantë, ndaj edhe këtë trofe dëshiroj të ja dedikoj “Plisave” të cilët në mbështesin gjithmonë edhe pse tani ndodhen jashtë stadiumeve për shkak të pandemisë”, deklaroi Boshnjaku.

Gjatë qëndrimit disa ditor në Turqi, skuadra e Prishtinës do t’i zhvillojë edhe disa duele kontrollues ndaj kundërshtarëve nga Rusia dhe Ukraina. /Telegrafi/