Site icon Telegrafi

Borussia Monchengladbach e mposht për herë të dytë Bayern Munich

Bayern Munich nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë stinorin pranveror, duke u mposhtur në shtëpi nga Borussia Monchengladbach në kuadër të javës së 19-të me rezultat 2-1.

Bavarezët në këtë ndeshje ishin pa shumë lojtarë, që ishin jashtë shkaku i situatës me COVID-19 në klub.

Po Bayern e nisi më mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 18-të me Robert Lewandowskin për 1-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479540917094735879

Por shifrat u barazuan në minutën e 27-të kur Florian Neuhaus me një gjuajtje nga brenda zonës shënoi për 1-1.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479543094571941900

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët e morën epërsinë me Stefan Lainer që gjeti rrjetën për 2-1.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479544430705233927

Në pjesën e parë kishte edhe raste tjera por rrjetat heshtën.

Sa i përket pjesës së dytë Bayern Munich kishte shumë raste, por Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Jamal Musiala nuk ishin të saktë.

Në fund edhe Alassane Plea kishte rast të mirë për mysafirët, por as ky nuk e gjeti rrjetën.

Bayern Munich mbetet lider me 43 pikë, ndërsa Borussia M’Gladbach që i mposhti bavarezët për herë të dytë këtë sezon, me 22 pikë ngjitet në vendin e 11-të. /Telegrafi/

Exit mobile version