Borussia Moenchegladbach ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 21-të në Bundesliga.
Ndeshja nisi shumë keq për bavarezët, pasi që Dayot Upamecano u përjashtua me karton të kuq.
Vetëm pas tre minutash Lars Stindl shënoi gol të bukur, pas asistimit të Jonas Hofmann për 1-0.
Por Bayern Munich, arriti të barazojë shifrat në minutën e 35-të, kur Alphonso Davies asistoi te Eric Maxim Choupo-Moting i cili shënoi për 1-1.
Borussia Moenchegladbach kishte dy raste të mira në fundin e pjesës së parë, por në të dyja herët, Kouadio Kone, nuk qëlloi rrjetën.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit kthyen epërsinë, kur Alassane Plea asistoi te Hofmann i cili shënoi për 2-1.
Në minutën e 84-të, G’ladbach siguroi fitoren, kur Marcus Thuram shënoi për 3-1, pas asistimit të Hofmann.
Krejt në kohën shtesë, Devies asistoi te Mathys Tel i Bayern Munich, i cili shënoi për 3-2.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Borussia mori fitoren e tetë në kampionat, ndërsa ka pestë ndeshje me radhë që merr pikë ndaj Bayern Munich.
Not enough.
🔴⚪ #BMGFCB 3-2 pic.twitter.com/C9fqEQgmb9
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) February 18, 2023
Bavarezët mbesin lider me 43 pikë, ndërsa G’ladbach kanë 29 pikë në vendin e tetë. /Telegrafi/