Telegrafi

Borussia M’gladbach tallet me Bayern Munichun duke e përdorur një foto të Olivier Khan

Borussia M’gladbach ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 21-të në Bundesliga.

Lars Stindl, Jonas Hofmann dhe Marcus Thuram i shënuan golat për vendasit, ndërsa Eric Maxim Choupo-Moting dhe Mathys për mysafirët.

Ajo që vendosi këtë takim ishte largimi i Dayot Upamecano, që në fillimin e ndeshjes.

Borussia M’gladbach në pesë ndeshjet e fundit, ka marr tri fitore dhe dy brazime ndaj Bayern Munich, një seri fantastike.

Për fitoren e fundit, ata kanë përdorë edhe shitjen e Yann Sommer, duke e lidhur me një foto dëshpërimi të Olivier Kahn, nga ndeshjet e kaluara.

“Kur e blen Sommerin, por nuk mundesh ta mposhtësh G’ladbachun”, ka shkruar klubi gjerman.

Portieri zviceran këtë afat kalimtar kaloi nga Bayern Munich te Borussia G’ladbach për 5 milionë euro. /Telegrafi/