Site icon Telegrafi

Borussia M’Gladbach shokon Bayern Munichun – e mposht me rikthim në ndeshjen spektakolare që prodhoi pesë gola

Hoffman më i miri, ndërsa Neuer më i dobëti

Borussia M’gladbach ka shënuar fitore ndaj liderit të Bundesligës, Bayern Munich në kuadër të javës së 15-të me rezultat 3-2.

Ndeshja nisi më për bavarezët që kishin më shumë nga loja, duke rrezikuar edhe portën kundërshtare.

Goli i parë erdhi në minutën e 20-të, ku nga pika e bardhë shënoi Robert Lewandowski, i cili mposhti Yann Sommerin për 1-0.

 

Pas gjashtë minutash erdhi edhe goli i dytë për bavarezët, kur Leon Goretzka shënoi për 2-0.

 

Por Borussia u kthye në lojë në minutën e 36-të të ndeshjes, kur Lars Stindl asistoi te Jonas Hofmann i cili mposhti Manule Neuerin për 2-1.

 

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në skenë doli sërish Hofmann, i cili shënoi për 2-2, duke i dërguar të dy skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

 

Me të filluar pjesa e dytë Florian Neuhaus shënoi për 3-2, duke i dhënë epërsinë për herë të parë Borussias.

 

Bayern tentoi të kthehet në lojë, por nuk ia arriti.

Me këtë humbje Bayern Munich mbetet lider me 33 pikë, ndërsa Borussia M’gladbach ka 24 pikë dhe zë vendin e shtatë në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version