Borussia Dortmund ka shënuar fitore me rezultat 3-2 si mysafirë i Sevillas në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi më mirë për Sevillan që arriti të shënojë që në rastin e parë.
Suso ishte ai që gjeti golin në minutën e shtatë.
Por Dormtund u kthye shpejtë në lojë në minutën e 19-të, kur Erling Haaland asistoi te Mahmoud Dahou i cili shënoi për 1-1.
Nga ky moment ishte shfaqje e Haaland i cili gjeti rrjetën dy herë në pjesën e parë.
Fillimisht shënoi (2-1) pas asistimit të Jadon Sanchos në minutën e 27-të.
Ndërsa dy minuta pa u mbyllur pjesa e parë norvegjezi shënoi për 3-1.
Krejt çka bëri Sevilla ishte barazimi i rezultatit në minutën e 84-të të ndeshjes.
Një harkim i Oscar gjeti më së miri në zonë Luuk de Jong i cili shënoi për 3-2.
Ndeshja kthyese duke parë potencialin sulmues të këtyre dy skuadrave, pritet të jetë sërish shum e bukur me gola. /Telegrafi /
https://www.youtube.com/watch?v=FBk5NeQH0N0