Telegrafi

Borussia Dortmundi zbulon fanellat e reja (Foto)

Borussia Dortmund i ka konfirmuar fanellat e reja për sezonin  ri.

Këto fanella do të vishën nga skuadra gjermanë në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Werder Bremen.

Dortmund ka për sponsor Puman.

Në prezantim morën pjesë lojtarë si Christian Pulisic, Marcel Schmelzer, Marco Reus, Julian Weigl dhe Marc Bartra.

Këto fanella me gjasë do vishën edhe në ndeshjen finale të Kupës kundër Eintracht Frankfurt që zhvillohet në Berlin.

Sulmuesi Marco Reus është dukur entuziast në prezantim duke thënë se i pëlqen shumë këto fanella. /Telegrafi/