Borussia Dortmund thuhet se po kërkon ta risjellë sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic në Bundesliga.
Sipas Gazzetta dello Sport, Juve e ka vënë Manduzkicin në shitje dhe vetëm trajneri i ri Maurizio Sarri mund ta rikthejë atë me kërkesë të tij.
Kroati është një favorit i tifozëve dhe nënshkroi kontratë të re në prill, por gazetari Nicolo Schira pretendon lojtari se është i hapur për idenë e kalimit të Dortmundit, të cilët janë të etur të nënshkruajnë me të.
Ai duhet të refuzojë ofertat fitimprurëse për tu bashkuar me Dortmundin dhe për tu kthyer në Gjermani, ku ai shënoi 68 gola në katër sezone me Wolfsburg dhe Bayern Munich.
Edhe gazetari Romeo Agresti i Goal.com, shkruan gjithashtu se 33-vjeçarit do të largohet nga Torino këtë verë së bashku me shokun e tij të sulmit, Gonzalo Higuainin. /Telegrafi/