Site icon Telegrafi

Borussia Dortmundi merr fitore të madhe ndaj Hoffenheim, vazhdon në pozitën e parë

Borussia Dortmund ka shënuar fitore si mysafir ndaj Hoffenheim me rezultat 1-0, për të vazhduar si lider në Bundesligë.

Milonerët ishin më kërkues në pjesën e parë, duke rrezikuar me Nico Schlotterbeck dhe Sebastian Haller, por pa sukses.

Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Julian Brandt shënoi për 1-0 më një goditje nga afër.

 

Pjesa e dytë edhe pse solli raste të shumta, nuk ndryshoi rezultati në fund.

Marius Wolf shënoi në pjesën e dytë, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR.

Me këtë fitore, Borussia Dortmund ka 46 pikë dhe është lider në Bundesliga./Telegrafi/

Exit mobile version