Telegrafi

Borussia Dortmund trondit Wolfsburgun, Haaland kthehet te golat

Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Wolfsburg  me rezultat 6-1 në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.

Pas një fillimi të qetë me raste, milionerët shënuan tri herë brenda pesë minutash.

Serinë e golave e hapi, Tom Rothe që shënoi në minutën e 24-të për 1-0.

Në minutën e 26-të, Axel Witsel shënoi për 2-0 me një goditje nga brenda zonës.

Pas tre minutash, Manuel Akanji, me një goditje dënimi shënoi për 3-0.

Në minutën e 35-të ishte momenti i Emre Can që shënoi për 4-0.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Erling Haaland që shënoi në minutën e 38-të për 5-0.

Norvegjezi shënoi edhe në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 54-të për 6-0.

Krejt çka bëri Wolfsburgu ishte një gol i shënuar në minutën e 82-të me Ridle Baku për 6-1.

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati, duke bërë që Dortmund të marr fitoren e radhës. /Telegrafi/