Telegrafi

Borussia Dortmund shënon fitore në frymën e fundit ndaj Mainz, vazhdon ngjitjen

Borussia Dortmund ka marr një fitore me rendësi ndaj Mainz si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 17-të të Bundesligës.

Ndeshja nis fuqishëm me dy gola që u shënuan që në katër minutat e para.

Fillimisht shënoi Mainz që në minutën e dytë, kur Jae-Sung Lee gjeti rrjetën me kokë për 1-0.

Pas dy minutash ishte Julian Ryerson që barazoi shifrat për 1-1.

Youssoufa Moukoko ka mundur ta kalojë në epërsi Dortmundin në pjesën e parë por nuk ia arriti të shënojë.

Pjesa e dytë solli shumë pak, duke bërë që skuadrat të mos shënojnë më gola të tjerë deri në kohën shtesë.

Ishte pikërisht Gio Reina që shënoi për në minutën e 92-të për 2-1, duke i dhënë një fitore të madhe Dortmundit që e afron me kreun.

Borussia Dortmund tani me 31 pikë është në vendin e tretë në Bundesliga. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore