Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund refuzon të ul çmimin e Sanchos, vlerëson lojtarin 110 milionë euro

Borussia Dortmund po refuzon të ul çmimin e Jadon Sanchos, lojtar që po kërkohet shumë këtë verë.

Sipas Daily Mail anësori anglez është lidhur fort me një transferim te Manchester United, ndërsa flitet se ka edhe marrëveshje personale me klubin.

Manchester United dështonte të ofronte diku rreth 55 milionë euro për Sanchon.

Kjo sipas tyre do të ishte e mjaftueshme për shkak të krizës që i ka kapluar klubet, shkaku i coronavirusit.

Sidoqoftë, Dortmundi nuk do ta shesë Sancho për më se çmimin e kërkuar, 110 milionë euro.

me 20-vjeçarin ka një kontratë me klubin deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version