Telegrafi

Borussia Dortmund prezanton edhe një “fëmijë të mrekullive” – adoleshenti i rekordeve ftohen në ekipin e parë

Borussia Dortmund do të jetë pa të dëmtuarit Julian Ryerson dhe Youssoufa Moukoko deri në fund të vitit, duke i hapur rrugë ftesës për të riun 17-vjeçar, Paris Brunner.

Ai do të ftohet në ekipin e parë për herë të parë, ndërsa Brunner vjen në futbollin e të rriturve pasi u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës për U-17 të përfunduar së fundmi, ku Gjermania e fitoi trofeun.

Sulmuesi ka të dhënë të frikshme për grupmoshën që luan pasi me Gjermaninë U17 ka zhvilluar 25 ndeshja, ndërsa ka shënuar 20 gola.

Në anën tjetër te Bundesliga U19 ai ka tetë ndeshje dhe 10 gola të shënuara.

Për aftësistë që ka ai parashihet të jetë ylli i ardhshëm i Borussia Dourtmund, nga i cili klubi do të fitojë shumë të njëjtë me yje si Jude Bellingham apo Erling Haaland.

Borussia Dortmund aktualisht është në vendin e pestë në Bundesligë, 10 pikë prapa liderit Bayer Leverkusen. /Telegrafi/