Telegrafi

Borussia Dortmund pa Haalandin nuk ia del, mposhtet nga Borussia M’Gladbach

Borussia Moenchengladbach ka arritur ta mposht Borussia Dortmundin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së gjashtë në Bundesliga.

“Milionerët” në këtë ndeshje luanin pas disa nga lojtarët kryesorë, ku mungesa më e madhe ishte Erling Haaland.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 37-të, kur Denis Zakaria shënoi për 1-0.

Për të shkuar gjithçka më keq, u përkujdes Mahmoud Dahoud që u ndëshkua me kartonë të kuq.

Të dy skuadrat kishin raste deri në fund, por gola nuk pati.

Dortmund mbetet në vendin e katërt me 12 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore